La vetëm 500 euro bakshish, kamerieri në Saint-Tropez ndjek klientin deri te parkingu, i kërkon…

0
215

Një biznesmen italian shumë i pasur është ndjekur nga kamerieri i një restoranti në Saint-Tropez në rivierën franceze, pasi la një bakshish prej 500 eurosh.

Kjo shifër nuk u gjykua e kënaqshme dhe kamerieri, i cili e ndoqi atë deri në parkingun e restorantit dhe i kërkoi edhe 500 euro të tjera.

Lajmi u publikua nga ‘Nice Matin ‘ dhe ‘Var Matin,’ duke cituar mikun francez të biznesmenit italian. Për këtë çështje ka ndërhyrë edhe kryebashkiakja Sylvie Siri, e cila përveç përdorimit të fjalëve si “shantazh” dhe “zhvatje”, vendosi që restorantet dhe baret në qytet të mbulohen me afishe “Signal Conso”. Kjo është një nismë që lejon konsumatorët nëpërmjet përdorimit të një kodi QR, për të raportuar çdo abuzim.

 

 

Sipas një investigimi të fundit gazetaresk të botuar në “Nice Matin”, në zonat më të njohura të rivierës franceze, është zakon të mos rezervohet një tryezë për klientët që konsiderohen jo të pasur ose bujarë mjaftueshëm.

Në momentin e rezervimit, restoranti kontrollonte nëse emri gjendet në arkivin e klientit dhe cilat janë zakonet e tij të konsumit: çfarë porositi, sa shpenzoi dhe çfarë bakshishi la. Me pak fjalë, një skanim i vërtetë, denoncon gazeta franceze. Po sikur emri yt të mos shfaqet?

Një burim tregon: “Të thonë që restoranti është plot deri në fund të gushtit. Në rastin më të mirë do të drejtohesh në restorante të tjera më të përshtatshme për portofolin”.