Lagjia 28 nëntori në Elbasan pasqyrë e rrënimit ekonomik

0
331

Rruga kryesore në hyrje të Elbasanit në lagjen “28 Nëntori” është ballafaqimi i parë me krizën e rëndë ekonomike të qytetit më të prekur nga varfëria, papunësia dhe emigracioni. Drejtuesi politik i PD Gazment Bardhi dhe kandidatja Zheni Gjergji rrokën duart me qytetarë dhe drejtues biznesesh të cilët njëzëri ankohen për ekonominë e dobët. Bardhi i siguroi qytetarët se 8 vitet e mbrapshta po sosin dhe se pas 6 ditësh votohet për ndryshimin.

Plani ynë çliron biznesin, rrit të ardhurat, shton konsumin, gjallëron tregtinë” -theksoi Bardhi.

Edhe kandidatja Zheni Gjergji ftoi që më 25 prill të votohet për ndryshimin,ekonominë dhe familjen.

“ Vota për Partinë Demokratike është një votë e investuar për familjen, Shqipërinë, biznesin për të gjithë ne. Le të bëhemi bashkë për ta përmirësuar të ardhmen tonë”-citoi ndër të tjera Gjergji.

 

/Elbasani Real