Prej 2 dekadash banorët e lagjes 5 Maji në Elbasan vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ankohen se kanë vite që luten për ndërhyrje por deri më tani kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.
Gjatë këtyre ditëve ku temperaturat në Elbasan shkojnë deri në 40 gradë ,këta banorë thonë së po jetojnë ditët më të vështira.Detyrohën të blejnë ujë për të konsumuar por kjo për ta ka kosto extra.
Për këtë zonjë është kthyer në një “ëndërr “ pasja e ujit.
Ajo që është ironikë është fakti se edhe pse në çesmat e tyre nuk ka asnjë pikë uji ata paguajnë faturat .
Janë munduar që të gjejnë zgjidhje vetë.
Banorët e kësaj lagjeje edhe njëherë kërkojnë nga ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve Elbasan por gjithashtu edhe bashkia që ta rregulloj këtë problem jetik. Nga ana e saj UKE ka deklaruar se në të ardhmën do të ketë investime në ujësjellës edhe në këtë lagje por pa dhënën një afat se kur ndaj këta qytetarë duhet ta gjejnë vetë atë që e ka për dëtyre UKE ta sigurojë.