Përmbyset kamioni me dru dhe zë poshtë drejtorin e pyjores në Maliq, trupi i pajetë nxirret nga banorët

0
152

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Dushar të njësisë administrative Lozhan, Maliq.

Një kamion tip IFA i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka zënë poshtë një person i cili ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është 38 vjeçari Marsel Nazifi, drejtor i pyjores pranë bashkisë së Maliqit. Forcat zjarrfikëse bashkë me policinë janë ende në vendngjarje.

Mësohet se trupi i pajetë është nxjerrë nga banorë të fshatit. Viktima ka qenë i shoqëruar me 4 persona të tjerë për të cilët ende nuk ka informacion.

Dyshohet se viktima është hedhur nga makina për të shpëtuar, por ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

ORA TV