Lajm i fundit/ Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, 3 persona të plagosur

0
138

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Mësohet se janë 3 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Dyshimet e para janë se shkaku i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.