LAJM I FUNDIT/ Dhunohet për vdekje çifti i të moshuarve në Dropull

0
20

Burrë e grua, të moshuar, janë gjetur  të pajetë ne fshatin Bodrishtë në Bashkinë Dropull.

Burime jo zyrtare thonë se të moshuarit kanë pasur shenja dhune në trup çka mund të thuhet se bëhet fjale për krim të ndodhur ndaj tyre.

Të moshuarit janë Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ikia 88 vjeçe.

Policia ka shkuar ne vendngjarje ku po merret me hetimin e këtij krimi makabër. Paraprakisht dyshohet për grabitje, por kjo pistë mbetet për t’u konfirmuar nga ekspertët e grupit hetimor.