LAJM I FUNDIT/ Rrezikojnë mbytjen 4 të mitur

0
81

4 të mitur kanë rrezikuar që të mbyten, teksa kanë qenë duke u larë në zonën e Vilë Bashtovës.

Menjëherë është bërë transoportimi i tyre drejt spitalit, ku fatmirësisht sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Stafi i urgjencës mjekësore të Kavajës i ka transportuar 4 të miturit në spitalin e Durrësit, ku dhe janë duke u ndjekur nga mjekët.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.07.2022, janë paraqitur në urgjencën e Kavajës, 4 shtetas të mitur, të moshave 11, 12 dhe dy nga 13 vjeç, të cilët duke notuar në Vilë Bashtovë, kanë rrezikuar të mbyten.

Stafi i urgjencës mjekësore të Kavajës i ka transportuar 4 të miturit në spitalin e Durrësit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)