Lajm i keq nga Kombëtarja, dëmtohet Jasir Asani/ Ja sa do mungojë futbollisti kuqezi

0
13

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani ka dhënë lajmin e keq për tifozët e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 29-vjeçari kuqezi ka njoftuar se ka pësuar një dëmtim dhe do të mbyllë vitin, teksa nuk do të jetë dot i gatshëm për ndeshjen e fundit të skuadrës së tij, Gwangju.

“Për shkak të një dëmtimi, unë nuk mund të jem pjesë e ekipit për ndeshjen e fundit të këtij sezoni. Mbaron për mua ky sezon i gjatë, ku isha i aftë të jepja më të mirën time për të ndihmuar skuadrën. Dua të falënderoj shokët e skuadrës, trajnerin, menaxherët dhe të gjithë tifozët për suportin e tyre”, shkruan Jasir Asani.Ndeshja e fundit ishte ajo për raundin e pestë në Champions-in aziatik. Asani u aktivizua si zëvendësues më 27 nëntor dhe shënoi golin e vetëm të takimit, ndërsa shkoi në kuotën e shtatë golave duke kryesuar renditjen e golashënuesve.

 

Top Channel