Lajmi i fundit /Aksident në aksin Elbasan – Peqin

0
161

Një aksident është shenuar pak më parë në aksin rrugor Elbasan – Peqin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se janë përplasur dy makina dhe si pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Në vendngjarje është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikëses.

Në ambientet e Spitalit Kirurgjik janë paraqitur 6 persona, ndërkohë që një nga të aksidentuarit rëndë është një mjeke nga Tirana. Në aksident janë përfshirë dy makina të tipit Benz dhe Toyota.

Shkak i aksidentit dyshohet një parakalim i gabuar dhe lagështira në rrugë.

Nën drejtimin e Benzit mendohet se ka qenë mjekja, i plagosur po ashtu ka mbetur bashkëshorti i saj mjek okulist. Ata udhëtonin me 3 persona të tjerë në makine. Ndërsa tek Toyota ka qenë vetëm shoferi i cili paraprakisht bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, Elbasan, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.D., 24 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip ” Toyota”, me drejtuese shtetasen V.T., 32 vjeçe , banuese në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere të mjetit tip “Benz”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.