Lajmi i fundit/ Aksident në Elbasan,plagoset rëndë një grua

0
703

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan ku si pasojë ka mbetur e plagosur një e moshuar.Mësohet se ngjarja është regjistruar në Unazën Jugore ku e moshuara teksa ishte duke kaluar rrugën është përplasur nga një automjet.
Ndërkaq, policia po heton shkaqet që sollën aksidentin, ndërsa e moshuara menjëherë është dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Shkak i perplasjes besohet se ka qënë shpejtesia me te cilën ka levizur mjeti.