Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në ishullin e vogël Lampedusa në Itali, për shkak të mbërritjes së mijëra emigrantëve në orët e fundit.
Mediat e huaja shkruajnë se me një popullsi prej 4,500 banorësh, Lampedusa vetëm dje priti pothuajse 7,000 refugjatë dhe emigrantë të parregullt, shumica e tyre nga vendet e shumëvuajtura të Sahelit – Nigeri, Çadi, Burkina Faso dhe Mali, të cilat janë të prekura nga varfëria dhe dhuna ekstremiste.
Ky është një rekord absolut, i cili vjen si pasojë e kushteve të favorshme atmosferike, por edhe për faktin se roja bregdetare tuniziane praktikisht nuk ushtron asnjë lloj kontrolli.
Në ishull, ka kaos ndërsa policia përpiqet të menaxhojë krizën e paprecedentë të emigrantëve, ndërsa mijëra emigrantë janë grumbulluar fjalë për fjalë njëri mbi tjetrin.
Qendra e pritjes, e ndërtuar për të strehuar më pak se 400 njerëz, ishte e mbingarkuar. Burrat, gratë dhe fëmijët u detyruan të flinin në ambient të hapur, në shtretër të improvizuar të mbuluar me batanije mbijetese./abcnews.al