Lewa i shpëton nderin Barçës me golin e fitores në sekondat e fundit

0
39

Barcelona ka marrë një fitore me shumë vuajtje pasditen e sotme në fushën e Celta Vigos. Katalanasit iu falën këmbëve të polakut Robert Lewandowski teksa shënoi dy golat në fitoren 1-2.

Të parin ai e shënoi në fund të pjesës së parë. Më pas me fillimin e pjesës së dytë, ishte Iago Aspas që barazoi në minutën e 47’. Lewa do të shënonte golin e fitores në minutën e 97’.

Barcelona rikthehet tek fitorja në kampionat, përpara një ndeshjeje shumë të rëndësishme, pasi në mesjavë do të udhëtojnë në Itali ku do të përballen me Napolin për fazën 1/16 të Champions League.