Lezhë/ IKMT nis shembjen e 14 objekteve të ndërtuara pa leje në vijën bregdetare

0
243

Inspektorati Kombëtarë i Mbrojtjes së Territorit ka nisur punën për shembjen e 14 objekteve në zonën e bregdetit të Tales në Lezhë.

IKMT në kuadër të aksionit për prishjen e objekteve pa leje në zonën e plazhit, për të liruar hapësirat publike, mbështet edhe nga Policia e Lezhës, si dhe strukturat e bashkisë së Lezhës.

IKMT bënë të ditur për ATSH se janë 14 objekte që do të shemben përgjatë ditës së sotme dhe objektet ndodhen përgjatë zonës së rërës.

Më herët IKMT ka vijuar punën në plazhin e Dhërmiut, ku u evidentuan 11 objekte të ndërtuara pa leje, ngritur në rërë, të cilat u shembën. IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë duke ushtruar kontrolle në plazhe e hapësira publike në bazë të planit të masave të hartuara për sezonin turistik.

atsh