Libri për jetën e Trump, thyen rekord shitjesh brenda një dite

0
231

Pothuajse një milion kopje në një ditë, ky është rekordi i arritur nga Mary Trump, mbesa e Presidentit amerikan Donald Trump, me botimin e librit “Too Much and Never Enough. How My Family Created the World’s Most Dangerous Man”, shkruan The Guardian.Libri i botuar nga Shtëpia botuese ‘Simon & Schuster’ tregon historinë e familjes së presidentit amerikan. Edhe pse familjarët e autorit u përpoqën ta bllokonin botimin, libri u hodh në treg, duke shënuar një rezultat të papritur për sa i përket kopjeve të shitura në ditën e parë të tij.

Historia e familjes së Trump

Në libër, Mary Trump rrëfen jetën e familjes së saj dhe efektet mbi parimet dhe ngjarjet që kanë pasur në psikikën e Presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara. Fillon nga figura e Fred Trump, babai i Donald dhe vëllait të tij Fred jr (babai i Marisë). Autorja e përcakton gjyshin si një “sociopat” me empati dhe mirësi nga të gjithë ata që e kanë njohur, përfshirë edhe presidentin. Siç raporton The Guardian, babai i Marisë u përjashtua nga ‘punët’ familjare nga vetë Donald Trump. Ajo zhvilloi një formë agresive të alkoolizmit dhe vdiq kur shkrimtarja ishte vetëm një fëmijë. Në një intervistë për Washington Post, duke folur për librin e saj, ajo e quajti presidentin Trump “racist”, raporton abcnews.al

Robert Trump, vëllai më i vogël i presidentit amerikan, u përpoq të bllokojë publikimin e librit përmes një vendimi gjykate. Sipas avokatit, të gjitha informacionet e raportuara nga Mary Trump ishin “100 përqind të rreme, dhe shpifëse”.

Në një deklaratë të lëshuar për ‘New York Times’, Robert Trump akuzoi mbesën e tij se “po përpiqej të prishte marrëdhëniet tona familjare,  për përfitimin e saj personal”.

Vetëm në ditën e parë të publikimit u shitën 950,000 kopje të vëllimit. Shtëpia botuese ka deklaruar gjithashtu mundësinë që ky libër së shpejti të bëhet një film. Sipas tyre “libri është bërë tashmë një fenomen kulturor, një libër që tregon dinamikën e familjes që prodhoi njeriun më të fuqishëm sot në botë. Ai gjithashtu është një portret psikologjik dhe një vepër shumë e rëndësishme historike “, tha redaktori Jonathan Karp.

Ndërkohë, në një intervistë për Good Morning America, Mary Trump e ftoi xhaxhain e saj të jepte dorëheqjen si president, duke deklaruar se nuk është në gjendje ta kryej këtë rol./abcnews