TURQI- Dyqind shishe shampanjë u hapën mbrëmjen e djeshme për këngëtaren joshëse Hülya Avşar, në një kohë kur lira turke është në kolaps.

Mediat turke janë përqendruar te fustani i zi me kurrizin jashtë të këngëtare dhe rikthimin e saj pas 3 vitesh në skenë, duke “harruar” se ekonomia e vendit po ecën drejt “greminës”.

“Nuk jam mësuar të më presin kështu. Hera e parë që kanë hapur kaq shumë shishe shampanje për mua.”, është shprehur ajo pas performancës së saj.

Megjithëse turqit janë në vështirësi ekonomike për shkak të lira turke ka shënuar rekordin më të ulët kundrejt dollarit gjatë kësaj jave, ata duket se e shijojnë çdo moment!

Dy ditë më parë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka urdhëruar një hetim mbi manipulimet e mundshme të monedhës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu