Lista e Wanda Nara-s/ Kërkesat e luksit për transferimin e Icardit të Galatasaray

0
119

Wanda Nara, bashkëshortja dhe agjentja e Mauro Icardit që bëri të mundur transferimin e sulmuesit në Stamboll te Galatasaray, nuk u bind lehtësisht për të dhënë dritën jeshile.

Në listen e kërkesave 6 pika bëjnë përshtypje. Një prej tyre është kërkersë luksi, pasi Wanda kërkoi shofer personal 24/24 dhe sigurisht që Gallata ia plotësoi dëshirën. Një tjetër kërkesë është shefi personal i kuzhinës që duhet të gatuajë për familjen Icardi në çdo moment të ditës ndërsa në shtëpinë e tyre duhet të ketë forca sigurie gjatë gjithë kohës në mënyrë që hajdutët të mos kenë mundësi ta vendosin në shënjestër.

Hotel deri në muajin dhjetor derisa të gjejnë një vilë ku të sistemohen përfundimisht dhe shkolla të pranueshme për të gjithë fëmijët e çiftit. Klubi turk duket se është dakort me ztë gjitha pikat pasi në të kundërt, Wanda ka treguar se mund të ketë fuqi të tilë për të prishur marrëveshje të rëndësishme.