E rëndë në Itali/ E moshuara u mbajt për 22 vite e izoluar nga vëllai dhe kunata, lahej një herë në muaj

0
93

Një grua është mbajtur për 22 vite e izoluar në një dhomë pa ngrohje nga vëllai dhe kunata e saj.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në provincën e Campobasso-s, ku 67 vjeçarja u mabjt në një dhomë me lagështirë, pa ngrohje, ndihmë mjekësore dhe shpesh e keqtrajtuar nga vëllai dhe kunata që u arrestuan.

Gruaja e ve, e cila u lirua më 9 shtator deklaroi para hetuesve se për 22 vite ishte keqtrajtuar, torturuar dhe dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.

Historia nisi më 1995, kur gruaja, atëherë 40 vjeçe, bëhet e ve dhe pranoi ftesën e vëllait të saj, i cili vendosi ta presë atë dhe t’i vërë në dispozicion atë që dikur ka qenë dhoma e prindërve të moshuar.

Pas disa vitesh bashkëjetesë paqësore fillon të bëhet barrë dhe detyrohet të zhvendoset në një dhomë pa ngrohje, e aksesueshme nëpërmjet një shkalle të jashtme spirale dhe e pajisur me një sistem mbylljeje nga jashtë, duke e penguar atë të dalë jashtë në mungesë të bashkëshortëve.

Sipas karabinierëve, viktima prej mbi 20 vitesh nuk ka pasur as kontrolle mjekësore dhe ka mundur të lahet vetëm një herë në muaj në vaskën e rrobave.

Gruaja nuk doli më kurrë që aty, madje as për të shkuar te varri i burrit të saj të ndjerë dhe nuk u lejua të fliste me askënd, shkruan media italiane.