Lumnohet 15 vjeçari, gjeniu i ndjerë i kompjuterave një hap larg shenjtërisë

0
298

Një gjeni kompjuterash, i cili vdiq nga leuçemia në moshën 15 vjeçare, është një hap më afër cilësimit shenjtor.

Carlo Acutis ndërroi jetë në 2006 pasi u sëmur.

Para vdekjes ai krijoi një faqe interneti të quajtur ‘Mrekullitë eukaristike të botës’ dhe bënte kërkime të mrekullive të ndryshme për të.

Por ishte një mrekulli e bërë prej tij, e cila po e ndihmon në rrugën e shenjtërisë.

Në 2013 një djalë brazilian u shërua nga një sëmundje e rrallë, pasi Carlos iu kërkua të lutej për të dhe ‘të ndërhynte te Zoti’.

Vatikani e pranoi këtë ndodhi si një mrekulli të Carlos dhe 15 vjeçari i ndjerë do të lumnohet në Assisi, Perugia në tetor.

Carlo, dikur një i krishterë shumë i devotshëm, ndodhet tani një gradë larg të qënit shenjtor.

© SYRI.net