Lundrimi me kroçierë kthehet në tragjedi, 35-vjeçari vdes pasi i propozon për martesë partneres

0
9815

Një udhëtim ëndrrash në Mesdhe u kthye në tragjedi. Një 35-vjeçar italian ka humbur jetën pak kohë pasi i propozoi partneres së tij për martesë, gjatë një lundrimi me kroçierë, në prani edhe të fëmijës së tyre 14-muajsh.

Në det të hapur dhe me një “ceremoni” romantike në gjunjë dhe dorëzimin e unazës, Silvio Maisti, i kërkoi Valentina Triolos të bëhej gruaja e tij, por pikërisht në atë anije, pas premtimit të martesës, 35-vjeçari pësoi një sëmundje fatale, ndoshta një atak në zemër.

Së bashku me ta, ishin edhe familjarë të tyre, të cilët akuzuan shërbimet e urgjencës për mbërritje në vendngjarje me vonesë edhe pse u thirrën në kohë.

Ankorimi në Civitavecchia ishte planifikuar në orën 7 dhe zbarkimi në orën 8. Sapo anija mbërriti në port, forcat e policisë italiane u lejuan të hipnin në orën 14:30, vetëm falë ndërhyrjes së Farnesina-s, raportojnë mediat italiane.