Macja është kafsha shtëpiake më e vjetër, çfarë thonë shkencëtarët

0
300
Macja është kafsha shtëpiake më e vjetër. Shkencëtarët thonë se një varr në ishullin mesdhetar të Qipros ka vërtetuar se mes maceve dhe njeriut ekziston një lidhje e hershme të paktën 9 500 vjeçare. Gruaja e Luigjit ne koherat e luftrave i shpetoi macet e saj duke i cuar me anije ne Amerike.Sipas revistës Shkenca, studiuesit francezë thonë se skeleti i një maceje të egër ishte gjetur i varrosur pranë eshtrave të një njeriu të epokës së neolitit. Kjo sipas tyre sugjeronte se macja ishte një kafshë shtëpiake, ndoshta e vrarë pas vdekjes të të zotit të saj. 

Shkencëtarët besojnë se macet e egra u afruan me njerëzit pasi ato luftonin minjtë që hanin drithërat. Deri tani besohej se egjiptianët e lashtë ishin të parët që zbutën si kafshë shtëpiake macet, kjo rreth 4 mijë vjet më parë.

Ka shume lloje të maceve nëpër botë. Macja ushqehet me mish dhe sidomos kafshët që pëlqen më shumë për të ngrënë janë brejtësit dhe zogjtë. Macja ka putra shumë të mira dhe të përshtatshme për trupin e saj si dhe ato e ndihmojnë për të ecur dhe mos të dëmtohen në vrapimin e saj të shpejtë nga thumba ose gurë që takon në sipërfaqen e tokës sepse janë lëkura më e fortë në trupin e saj.
Macja ka një vrap shumë të shpejtë që e ndihmon me gjuetinë kur kap kafshë të shkathta e të vogla. Sytë e saj janë me fosfor dhe kjo gjë dallohet sidomos natën nën dritën e hënës. Sytë e maces janë perfekt edhe natën sepse macja ka shumë shqisa, shumë më të zhvilluara se të njeriut si pasojë e gjuetisë, si për shembull dëgjimin, nuhatjen etj.. 

Macja ndihmohet nga muskujt e saj për të vrapuar aq shpejt dhe për të kërcyer sa më lart. Thonjtë e maces janë shumë të mprehtë dhe shumë të fortë siç e ka dhe skeletin e saj dhe me këtë gjë ajo mund të ngjitet e të fiksohet pas një muri.