“Magjia me vezë më e përhapura në Shqipëri”, Hoxha tregon se çfarë shkakton

0
299

Hoxhë Dritan Beqiri ka zbuluar detaje nga magjia me vezë, që është një nga më të përdorurat.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tha se të gjithë ata që bëjnë magji mohojnë Zotin.

Sipas Hoxhës, magjia me vezë shkakton jetën e shumë individëve pasi shkakton sherre dhe ndikon në shumë aspekte.

Magjia në islam konsiderohet mohimi i zotit. Personat që e bëjnë nuk kanë të bëjnë me islamin.

Një nga format që përdorin magjistarët që është shumë e përhapur, është për të shkatërruar një individ, për të futur sherre. Është forma më e lehtë se nuk i shkon mendja askujt, pasi kur i jep disa vezë, brenda saj fut dhe një vezë me magji. Njeriu e fryn vezën dhe i vendos xhindet. Kështu i bën magji.

Në taktikën e përditshme, ne e kemi gjetur nëpër të çarave të mureve, nëpër tuba sobe, nëpër biznese, magazina”, u shpreh ai./abcnews.al