Që prej nënshkrimit me Manchester Cityt në vitin 2016, Pep Guardiola ka besimin e drejtuesve të skuadrës angleze. Por pas eliminimit të ekipit të tij të shtunën kundër Lyonit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, shtypi anglez filloi të vinte në dyshim të ardhmen e teknikut spanjoll që konsiderohet i paprekshëm. Emri i Mauricio Pochettino, i lirë që prej largimit nga Tottenham, ishte përmendur.
Por “Qytetarët” duan të vazhdojnë me Guardiola. “Mundo Deportivo” dhe “Telegraf” sigurojnë që ish-trajneri i Barçës dhe drejtuesit e klubit të Cityt kanë filluar bisedimet për zgjatjen e kontratës.
Drejtuesit e Man City-t janë të bindur se Pep Guardiola është trajneri që do t’i ndihmojë ata të fitojnë Ligën e Kampionëve, përkundër faktit se ai nuk arriti të kalojë çerekfinalet në këtë sezon.
© SYRI.net