22.4 C
Elbasan

Organizonin dasma/ Policia gjobit me 10 mln lekë pronarin në Durrës, mbyllet edhe lokali në Krujë

DURRËS-Policia e Shtetit: Policia e Durrësit vijon kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë kontrolleve të fundit, policia ka ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë administratorin e një subjekti në Durrës, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, u bë mbyllja e aktivitetit të 1 subjekti në Krujë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar një subjekt (lokal), në administrim të shtetasit S. T., cili është konstatuar duke ushtruar aktivitetin e tij në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

——–
Gjithashtu shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, kanë vendosur mbylljen e aktivitetit në subjektin në pronësi të shtetasit Xh. B., i cili pasi është ndëshkuar me masë administrative nga shërbimet e Policisë, ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, në mënyrë të përsëritur.

Policia e Durrësit do vijojë kontrollet në të gjithë territorin e Qarkut Durrës dhe apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

vijon…

dosja.al

Lajme të tjera

E bujshme, dy shqiptarë së shpejti nën urdhrat e Mourinhos

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Kapen mat 4 shqiptarë në Itali/ Shisnin lëndë narkotike pranë një stacioni treni, policia gjen kokainë dhe kanabis

Katër shqiptarë u arrestuan në Itali, pasi u kapën me lëndë narkotike. Karabinierët vunë re qëndrimin e dyshimtë të këtyre shtetasve pranë stacionit të trenit...

Gara shpejtësia me mjete luksoze, gjobiten drejtuesit! 11 shoferë të arrestuar në një javë, mbi 11 mijë gjoba

11 shoferë u arrestuan gjatë javës që lamë pas për shkelje të rregullave të qarkullimit në rrugë. Tre prej tyre u ndaluan pasi u kapën...

Ngacmon se#sualisht të miturën, arrestohet 61-vjeçari

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur dje në rrugën ‘Isa Boletini’ në Vushtrri, ku një person ka sulmuar seksualisht një vajzë të...

Shpërthim në portën e një banese në Fushë-Krujë

Në portën e një banese në lagjen Arrameras në Fushë Krujë, mbrëmjen e së shtunës, është vendosur një sasi lënde shpërthyese (kapsollë detonatore). Paraprakisht raportohet...

Po rregullonin ndriçimin e hotelit, vdes pronari dhe plagosen dy punonjësit pas kontaktit me rrymën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Dhërmi, teksa raportohet se një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë...