Manchester United del në shitje, familja Glazer kërkon shumën e “çmendur”

0
66

Familja amerikane Glazer që bleu Manchester United për 1.3 miliardë dollarë, planifikon ta shesë klubin e kuq disafish më shumë. Në një komunikatë klubi thekson se bordi po vlerëson mundësinë e shitjes.

Pronarë që prej vitit 2005, Glazers i shitën 10 % të aksioneve në vitin 2012. Avram Glazer dhe Joel Glazer theksojnë se do të marrin vendimin më të mirë për klubin dhe tifozët. Momentalisht United renditet në vendin e 5 të Premier League ndërsa nuk fiton asgjë që prej vitit 2013.

Që prej vitit të kaluar, tifozët kanë nisur një fushatë aktive për largimin e pronarëve aktualë. Momentalisht, klubi vlen minimalisht 5 miliardë, shumë e përafërt me atë të cilën Chelsea u shit te Tod Boehly.