Mandati i Xhaçkës/ Ambasada e SHBA-së shuplakë PS-së: Kuvendi shpërfilli vendimin e gjykatës Kushtetuese

0
24

Ambasada e SHBA në Tiranë, ka reaguar një ditë pasi mazhoranca socialiste abstenoi vendimin për të çuar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, duke theksuar se Parlamenti shpërfilli vendimin e Kushtetueses.

Përmes një deklarate, ambasada amerikane shprehet se marrja e hapave të nevojshëm për vendimet e Gjykatës Kushtetuese është një përgjegjësi thelbësore e Parlamentit dhe është gjithashtu thelbësore për parimin e ndarjes së pushteteve.

Ndër të tjera, Ambasada thkson se qeveria dhe institucionet duhet t’u përmbahen rregulloreve, ligjeve, vendimeve gjyqësore dhe kushtetutës.

Reagimi i plotë:

Ambasada e SHBA ndan shqetësimin e Delegacionit të Bashkimit Europian lidhur me vendimin e Parlamentit të Shqipërisë për të shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Siç vërejti kohët e fundit Kryetarja e Parlamentit, marrja e hapave të nevojshme për vendimet e Gjykatës Kushtetuese është përgjegjësi qendrore e Parlamentit dhe është gjithashtu jetike për ndarjen e pushteteve.

Qeveria dhe institucionet duhet të respektojnë rregullat, ligjet, vendimet e gjykatave dhe kushtetutën – të gjitha të cilat janë aty për të siguruar që sistemi demokratik është i shëndetshëm dhe lulëzon.