Maqedonia e Veriut voton për të zgjedhur Kuvendin e katër viteve të ardhshme

0
194

Maqedonia e Veriut po mban sot zgjedhjet e dhjeta parlamentare dhe të pestat të parakohshme.

Të drejtën e votës kanë 1 milion 814 mijë e 613 qytetarë të rritur, të cilët do të votojnë në 3,480 vendvotime

Këto zgjedhje janë shumë të veçanta për shkakun e pandemisë globale COVID-19 dhe kjo ishte arsyeja se pse u mbajtën për tre ditë me radhë që prej të hënës në varësi të kategorive të ndryshme.

Dita e sotme e zgjedhjeve do të zgjasë dy orë më shumë se zakonisht dhe nuk është ditë pune.

Vendvotimet janë hapur në 7 të mëngjesit dhe votimi përfundon në 21:00.

Janë 15 parti politike dhe koalicione që garojnë në këto zgjedhje me gjithsej 1.578 kandidatë.

Nga këto, sipas statistikave të SEC, 675 (42.78%) janë gra dhe 903 (57.22%) janë burra.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni ishin caktuar për 12 Prill, por për shkak të pandemisë koronavirus dhe gjendjes së jashtëzakonshme u shtynë me një dekret me fuqi ligjore dhe me vendim të KSHZ-së. Pastaj, në një marrëveshje midis partive politike, u zgjodh data 15 korrik.

Këto zgjedhjet po zhvillohen në një situatë ku vendi prej javësh raporton numra tre-shifrorë me koronavirus.

Sidoqoftë, prej shkurtit Maqedonia është pa Kuvend dhe drejtohet nga një qeveri teknike, detyra kryesore e së cilës sipas Marrëveshjes së Przinit, ishte të organizonte zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

Ora news