Maradona JR: Klubet e babit tim ta heqin numrin 10, përfshirë Barçën

0
240

Diego Armando Maradona u nda nga jeta më datë 25 nëntor, teksa homazhet e kujtimet e shumta rreth tij vazhdojnë akoma dhe ende nuk i dihet fundi. Diego është padyshim një nga më të mirët e historisë dhe klubet ku ka luajtur e kanë në piedestalin e të shkuarës së tyre.

Së fundmi në lidhje me babin e tij ka folur Diego Armando Maradona JR. Djali i legjendës për Marca është shprehur se klubet ku ka luajtur babai i tij duhet ta tërheqin fanellën me numrin 10, pa përjashtuar as Barcelonën, ku atë numër e mban Leo Messi, njeriu që Barcelonës i ka dhënë më shumë se askush tjetër në histori.

“Mendoj se të gjithë klubet ku babai im ka luajtur duhet të tërheqin fanellën me numrin 10, përfshirë edhe Barcelonën. Pa asnjë dyshim”, ishin fjalët e Maradona JR, teksa padyshim në drejtim të tij ka pasur shumë kontestues. /abcnews.al