Mashtim,vjedhje, aksidente dhe dhunë! Ja çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve në Elbasan

0
676

DVP Elbasan Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë, për veprën penale “Mashtrimi”, shtetasin S. P., 23 vjeç, banues në lagjen “Sul Papri”, Elbasan (punonjës në një kompani sigurimi), pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë disa herë, shuma të ndryshme parash, shtetasit I. H., me zotimin për ta pajisur me dokumentacion për mjetin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. Ç., 33 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. H., 34 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët në mjetin tip “Audi”, shtetasit L. B. dhe K. A., si dhe shtetasi A. S., pasagjer në mjetin tip “Benz”, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, në ngarkim të shtetasit N. S., 64 vjeç, banues në lagjen “Xhami”, Peqin, pasi në ambientet e subjektit të tij, u gjetën disa materiale ndërtimi, për të cilat nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Specialistët për Hetimin e Krimit referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit: -Dh. B., 51 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij, shtetases A. B., të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm mbrojtjes; -F. D., 53 vjeç dhe Y. D., 51 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, Elbasan, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pas nuk kanë lejuar shtetasin D. D., që të kryejë punime në pronën e tij.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetases Sh. Xh., 57 vjeçe, banuese në Elbaasan, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Sh. P., 30 vjeç, banues në Zvicër, se 57-vjeçarja, e cila është e punësuar si kujdestare për fëmijët, në banesën e tij, i ka vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./Elbasani flash