“Maskarallëk në shtëpinë e Perëndisë”- Revolta në rrjet për (zh)veshjen e vajzave nga Tirana në Kishë

0
72

Kisha e Leusës në Përmet, është një ndër më të bukurat dhe të vjetrat në Shqipëri.

Por së fundmi, në rrjet ka shpërthyer zemërimi për veshjen e disa vajzave nga Tirana, të cilat kanë shkuar të vizitojnë këtë kishë.

“Objektet fetare si shtëpia e perëndisë kanë rregullat e tyre strikte. Shikoni si futen në kishën e Leusës një grup mendjelehtash madje bëjnë edhe filmime.

Jo çdokush që vjen nga Tirana ka të drejtë të përdhosë shenjtërimin e institucioneve të kultit në Përmet. I keni vënë re turistët e huaj sa me mirësjellje e sa respekt tregojnë kur vizitojnë këto objekte?

Ndaj kush i mban çelësat e kishës së Leusës le tu tregojë si fillim vizitorëve kodin e veshjes e pastaj tu hapi derën”, shkruan faqja më e madhe në rrjet e përmetarëve, “Bashkësia Përmet”.