Mbajti peng për disa orë 33-vjeçaren në makinë, prangoset 48-vjeçari

0
125

Një 48-vjeçar është prangosur ditën e sotme në Mat, pasi akuzohet për pengmarrje.David Meziri, 48 vjeç, banues në Klos ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 48 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj.” – njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme

Ora news