Mbani mend ëndrrat që shihni në gjumë? Ja çfarë thonë shkencëtarët për këtë

0
77

Gjithnjë e më shumë kërkime konfirmojnë mendimin se ëndrrat janë një mjet për përpunimin e informacioneve të mbledhura gjatë ditës

“Natën, truri në mënyrë metaforike gëlltit, tret dhe liron informacione, ashtu siç bëjnë zorrët me ushqimin”, shpjegon psikologu klinik Rubin Naiman, i specializuar në mjekësinë integruese të gjumit dhe ëndrrave në Universitetin e Arizonës.

Ajo që ruan truri bëhet pjesë e asaj që jemi”, por shumëçka për ëndrrat nuk dihen ende. Ne ju paraqesim disa fakte që shkenca ka arritur të nxjerrë deri tani.

Ne vazhdimisht ëndërrojmë. Ju mbase keni dëgjuar nga dikush që ëndrrat ndodhin vetëm gjatë fazës REM të gjumit. Megjithatë ne vazhdimisht ëndërrojmë, thotë Naiman. Ne, pa dyshim, jemi më të fokusuar te gjumi gjatë fazës REM, por fakti që në fazat e tjera “nuk e sheh” ëndrrën nuk do të thotë se ajo nuk ekziston.

Me kalimin e natës, periudhat e gjumit REM zgjaten, kështu që shumica e ëndrrave ndodhin gjatë pjesës së tretë të fundit të periudhës së gjumit.

Ju keni më pak gjasa të mbani në mend një ëndërr nëse zgjoheni me një alarm. Trauma që përjetoni kur zgjoheni me një alarm mund t’ju bëjë të harroni një ëndërr që ishte “para syve tuaj” mu pak më parë. Mënyra më e mirë për të kujtuar atë që keni ëndërruar është t’i lejoni vetes të zgjoheni ngadalë. Vetëm mos u mundo shumë të kujtosh ëndrrën, sepse sa më shumë ta ndjekësh, aq më lehtë do të shpëtojë”, thotë Naiman.

Njerëzit që mbajnë mend ëndrrat kanë një aktivitet të ndryshëm të trurit. Një studim tregoi më shumë aktivitet spontan në pjesë të caktuara të trurit tek njerëzit që kujtojnë rregullisht ëndrrat e tyre, krahasuar me njerëzit që nuk i mbajnë mend.

Dallimet nuk ekzistonin vetëm gjatë gjumit, por edhe në gjendjen e zgjuar të subjekteve. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit që mbajnë mend ëndrrat janë gjithashtu më të përgjegjshëm ndaj tingujve gjatë gjumit (dhe zgjimit) sesa njerëzit që nuk i mbajnë mend ëndrrat.

Trupi juaj reagon ndaj ëndrrave në të njëjtën mënyrë si në jetën e zgjuar. Është pak e çuditshme kur zgjohesh i zemëruar me dikë për diçka që ka bërë në ëndërr. Mirëpo, biologjikisht ka kuptim që ndjenjat të mbeten me ty edhe kur hap sytë, thotë Naiman.Për shembull, mund të ndodhë që presioni i gjakut ose rrahjet e zemrës të rriten, ashtu si në një skenar stresues të asaj që po ndodh në telefon.

Ne ëndërrojmë në kohë reale. Pavarësisht mitit se ëndrrat zgjasin vetëm disa fraksione të sekondës, në realitet ato zgjasin nga 20 deri edhe 60 minuta, thotë Naiman. Ato që ëndërroni në fillim të natës janë më të shkurtra dhe më vonë bëhen më të gjata. Makthet nuk lidhen gjithmonë me frikën.

Makthet janë të tmerrshme, por frika nuk është e vetmja gjë që i shtyn ata. Studimi, i cili përfshiu 331 njerëz, zbuloi se ëndrrat e këqija mund të shkaktojnë gjithashtu ndjenja shqetësimi, konfuzion, trishtim dhe faj.

Hulumtimi tregoi gjithashtu se burrat shpesh kanë makthe të lidhura me agresionin fizik dhe dhunën, ndërsa gratë fokusohen në konfliktet me njerëzit e tjerë.

Ëndrrat tuaja nuk janë të çuditshme nëse nuk i perceptoni në atë mënyrë

“Kur ëndërron, sado e “çuditshme” të jetë, ndoshta nuk e ke atë ndjenjë. Vetëm kur zgjohesh, ëndrra të duket e çuditshme”, thotë Naiman.

Krahasimi i një ëndrre “të çuditshme” me realitetin është si të krahasosh zakone të ndryshme të të ngrënit në dy kultura krejtësisht të ndryshme, thotë ai