Mbappe dhe “rekordmeni” Giroud marrin Francën “për dore” drejt çerek-finaleve

0
65

Mbappe dhe “rekordmeni” Giroud marrin Francën “për dore” drejt çerek-finaleve

Ka përfunduar në stadiumin “Al Thumama” ndeshja e fazës së 1/16-ve, mes Francës dhe Polonisë, ku ashtu siç pritej Franca ka “prerë” një biletë për në fazën tjetër, duke i mposhtur “shqiponjat e bardha” me rezultatin 3-1.

“Gjelat” u hodhën në sulm, që në fillim të lojës, duke krijuar raste të pafundëta me Mbappe, Grioud, Griezmman e Dembele, por pa mundur dot të finalizon siç duhet. Do të duhej të vinte minuta e 44’, ku pas një aksioni të bukur Kylian Mbappe pason për Olivier Giroud, i cili zhbllokon sfidën, duke u kthyer në golashënuesin më të mirë me 52 gola, 1 më shumë se legjenda Thierry Henry.