Edhe pse vetë Al-Khelaifi ka marrë në dorë çështjen Mbappe, sulmuesi e ka marrë vendimin për të ardhmen, vendim që nuk u pëlqen drejtuesve të klubit francez.
Siç shkruan “L’Equipe” që citon disa burime të klubit, sulmuesi francez ka informuar drejtuesit se nuk do të rinovojë kontratën që e mban atë të lidhur me parizienët deri në vitin 2022. Kjo lëvizje e Mbappe hap disa skenarë për të ardhmen por problem më i madh është për klubin pasi në rast se nuk rinovon, mund ta humbasë me parameter zero lojtarin vitin e ardhshëm.
Largimi i Mbappe do të ishte edhe një goditje për emrin e PSG sesa për faktin që Al Khelaifi nuk do të arkëtojë asnjë cent për kartonin e tij ndërsa për ta shitur këtë verë nuk është aspak në idetë e Leonardos.
Edhe për çështje imazhi, PSG nuk do ta shesë lojtarin i cili kërkohet me insistim nga Real Madrid dhe deri tani nuk ka patur asnjë tentative zyrtare për të biseduar për një transferim të bujshëm në Spanjë.
Lëvizjet kryesore po i bën vet Mbappe i cili nuk e shikon më veten në Paris edhe pse ai ua ka bërë të ditur se do të luajë edhe këtë sezon në Francë.
ORA