“Rrisim Qëndrueshmërinë ndaj ekstremizmit për një të ardhme të sigurtë”

0
151

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar konkretizoi mbylljen e projektit “Rrisim Qëndrueshmërinë ndaj ekstremizmit për një të ardhme të sigurtë”, “Me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhenieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë”. Të ftuar në mbylljen e projektit ishin të gjithë ata aktorë të cilët pranuan të bashkëpunojnë mes tyre për një shoqëri më të sigurtë, si pushteti local, drejtoria arsimore, policia, komunitetet fetare ,organiztat joqeveritare, por dhe media e cila I dha zë gjatë gjithë rrugëtimit .

Ky projekt konsistoi në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Qarkun e Elbasanit duke u munduar për të përftuar një mjedis sa me funksional dhe te sigurte nepërmjet aktiviteteve të përbashkëta të të rinjëve nga besimet e ndryshme fetare dhe jo vetëm.Ndërsa vëmendja e botës vazhdon të përqendrohet me të drejtë në ndikimet shëndetësore dhe ekonomike të COVID-19, kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm mbetet, dhe në disa rrethana është përkeqësuar gjatë krizës. Për organizatorët dhe pushtetin lokal ky projekt ka pasur inpakt në zonat me rrezikshmëri të lartë.

Gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale dhe qasjet ekstremiste në sjelljet e përditëshme të individëve apo grupeve të veçanta i konsiderojmë rrezik permanent për të cilin duhet të punojmë për ta minimizuar vazhdimisht dhe pa ndërprerje, qoftë nëpërmjet policisë , por dhe shkollës.

Në emer të komunitetit fetar At Stavri Cipi premtoi të tjera projekte në vijim, ndërsa kryetari i unionit të gazetarëve evidentoi dy momente kur në media është përdorur gjuha ekstremiste.

Në fund fjala i takoi Drejtore e shoqatës “Të dëgjoj 366”.

Në vijim koordinatori i projektit Sokol Lulgjuraj paraqiti rezultatet dhe arritjet , të cilat ishin shumë premtuese.

Ndërsa në fund me asistencën e kryetarit të bashkisë u ndanë certifikata per të rinjtë e trainuar për menaxhimin e konflikteve në komunitet dhe formimin e tyre psiko-edukues nëpërmjet organizatave partnere ne këtë projekt.

Elbasani flash