Mbështetja për bletarinë me fonde publike është shumëfishuar ndjeshëm në 7 vitet e fundit.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ka publikuar statistikat zyrtare, ku rezulton se, numri i bletarëve që kanë përfituar subvencione në vitin 2020 është rritur në 1 458 fermerë kundrejt 275 bletarëve përfitues që shënohen në vitin 2013.
Në këto vite qeveria ka rritur fondet publike në mbështetje të këtij sektor në shumën e 163 milionë lekëve në vitin 2020 kundrejt totalit 19.2 milionë lekë që ishte në vitin 2013.
“Shihni sa fermerë që merren me bletari ishin mbështetur me subvencione në vitin 2013 dhe sa janë sot. Sa ishte fondi asokohe për bletarinë dhe sa është sot në vitin 2020. Ndryshimi është si nata me ditën. 98% e bletarëve që aplikuan këtë vit në portalin e Albania kanë përfituar subvencionet”- shprehet Çuçi.
Çuçi thotë se, “do të shtojmë mbështetjen për këtë sektor kaq shumë të rëndësishëm jo vetëm për ekonominë në zonat rurale, por edhe për vetë jetën në tokë”.
Shtrirja e këtij sektori në shkallë vendi rezulton: