Regjistrimi i Logove dhe Markave Tregtare në Kukës

0
202

Ekspertë të Drejtorisë së Pronësisë Industriale e vijuan në Kukës fushatën ndërgjegjësuese me bizneset për rëndësinë e regjistrimit të logove të tyre si marka tregtare.

“Qëllimi kryesor i vizitës në qytetin e Kukësit ishte promovimi i objekteve të PI dhe inkurajimi i grumbulluesve të ndryshëm për krijimin e shoqatave për grumbullimin e produkteve të zonës dhe regjistrimin e tyre në nivel kombëtar”, bën të ditur DPPI.

Një nga subjektet që ka regjistruar boronicën e bjeshkëve kuksiane është Shoqata e Grumbulluesve dhe Tregtarëve të Boronicës Kukës.

Legjislacioni në fushën e PI është plotësisht i përafruar me atë të vendeve të BE. Së fundmi, Shqipëria ka aderuar në marrëveshjen e Lisbonës “Për mbrojtjen e emërtimeve të origjinës dhe regjistrimin e tyre ndërkombëtar”/ATSH