Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së nis me debate, Alibeaj-Berishës: Je përjashtuar; Ish-kryeministri: Vendimi anti-statutor

0
93

Kryetari komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, njëherësh edhe kreu i grupit parlamentar demokrat, ka mbledhur sot në selinë blu grupin parlamentar.

Mbledhja vjen pak para nisjes së seancës plenare. I pranishëm është dhe ish-kryeministri Sali Berisha  sikundër paralajmëroi një ditë më parë.

Kjo ka bërë që mbledhja të nisë me debatet mes tij dhe Alibeaj.

Alibeaj- Berishës: Nuk je pjesë e grupit të PD-së, je përjashtuar nga grupi. Kjo mbledhje është një sinjal i brishtë për bashkim.

Berisha-Alibeajt: Vendimi për përjashtimin tim ka qenë antistatutor.

Çfarë deklaroi Berisha dje dhe reagimi i Bardhit

Pyetje: Zoti Alibeaj ka pranuar që në mbledhje të grupit të jenë edhe të përjashtuarit, por jo Sali Berisha?

Sali Berisha: I pari që do të jetë në atë mbledhje është Sali Berisha. Sali Berisha ka një detyrim madhor absolut nga Kuvendi i 11 dhjetorit, të konfirmuar me referendumin e 18 dhjetorit dhe me zgjedhjet e 6 marsit. Nuk e di nëse zoti Alibeaj të jetë shprehur kështu dhe nëse ju ka autorizuar ju.

Por Gazment Bardhi në një reagim në Twitter, deklaroi se askush nuk duhet t’i imponohet apo të injorojë vendimin e Grupit Parlamentar.

Ai i referohej shpalljes “non grata” të Sali Berisha dhe shkruan se deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur ‘non grata’ nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit.

Kjo është mbledhja e parë e grupit që pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që i ktheu partinë dhe logon Grupit të Rithemelimit.

Deputetët prezent në mbledhje:
-Luan Baçi
-Edmond Spaho
-Tritan Shehu
-Flamur Noka
-Bledian Nallbani
-Selaudin Jakupllari
-Kastriot Piroli
-Belind Këlliçi
-Sorina Koti
-Ervin Salianji
-Dhurata Çupi
-Arbi Agalliu
-Luçiano Boçi
-Edi Paloka
-Isuf Çela
-Dashnor Sula
-Gerta Bardeli
-Xhelal Mziu
-Enkelejd Alibeaj
-Flamur Hoxha
-Agron Shehaj
-Lefter Gështenja

-Tomor Alizoti
-Helidon Bushati
-Gazment Bardhi
-Zef Hila
-Ramadan Lika
-Albana Vokshi
-Eralda Tase
-Oerd Bylykbashi
-Bujar Leskaj
-Andia Ulliri
-Lindita Metaliaj
-Sali Berisha
-Saimir Korreshi
-Ina Zhupa
-Emilja Koliqi
-Jorida Tabaku
-Elda Hoti
-Merita Bakiu
-Fatjon Veizaj

Mungojnë:
-Agron Gjekmarkaj
-Alfred Rushaj
-Ferdinand Xhaferri
-Flutura Açka
-Grida Duma
-Kasem Mahmutaj
-Kreshnik Çollaku
-Lulzim Basha
-Orjola Pampuri
-Zheni Gjergji
-Ilda Dhori