“Mbretëresha” e Devollit po zhduket/ Qepa e Mirasit që mbillej në 300 dynymë, tani nuk kultivohet më nga fermerët

0
42

E njohur si mbretëresha e Devollit, qepa e Mirasit po shkon drejt zhdukjes pasi fermerët po e braktisin kultivimin e kësaj kulture.

Deri në vitet ’90 kjo lloj qepe e thatë kultivohej vetëm në fshatin Miras dhe më pas u përhap edhe në fshatrat ngjitur, por pasi për disa vite me radhë mbeti stok dhe fermerët u detyruan ta hedhin në lumë të gjithë prodhimin tani sipërfaqja e kultivuar është tkurrur ndjeshëm. Fara autoktone 400- 500 vjeçare mbillej dikur në një sipërfaqe prej 300 dynymësh por aktualisht fermerët kultivojnë vetëm 15% të kësaj sipërfaqe me qepë ndërsa pjesën tjetër e yenë kulturat e grurit, misrit dhe fasules.

Ndryshe nga vitet e fundit ku qepa mbetej e pashitur derisa kalbej, reduktimi i sipërfaqes dhe prodhimi më i pakët favorizoi fermerët të cilët i qëndruan besnikë kultivimit të qepës tradicionale dhe arritën ta shesin atë me 50 lekë kilogramin.