‘Mbreti’ i portave ‘të pastra’, askush më mirë se ‘gardiani’ i Interit në Champions

0
24

Edhe pse është 35 vjeç, pra në etapën e fundit të karrierës së tij futbollistike, Yann Sommer po dëshmon se është ende portier i nivelit të lartë.

Në ndeshjen kundër Venezias, të dielën e kaluar, “gardiani” zviceran bëri disa pritje të rëndësishme, veçanërisht ato ndaj Oristanios dhe Pohjanpalos.

Ishte një lloj reagimi Një mënyrë për të shmangur edhe kritikat e shumta që ranë mbi të, pas 4 golave të pësuar nga Juventusi.

Sommer-it “iu tërhoqën veshët” veçanërisht për golin e fundit, ai që e bëri rezultatin 4-4, ndaj kundër Venezia shpagoi veten dhe heshti kritikët.

Numrat, për më tepër, janë në anën e tij: në 5 ndeshjet e fundit e ka mbajtur 4 herë portaën e pastër.

Në këtë sezon nuk ka pësuar gol në 57% të ndeshjeve, duke e mbajtur portën të pastër në 8 raste nga 14 në total.

Ndërsa pret që mbrojtja zikaltër të ruajë vazhdimësinë për të reduktuar në minimum numrin e mundësive që iu lejohen kundërshtarëve, portieri helvet është ende duke e gdhendur hapësirën e tij në “kopertinë”, siç tregohet nga fakti që nuk ka pësuar gol në tri ndeshje radhazi të Ligës së Kampionëve, ndaj Manchester City-t, Crvena Zvezdas dhe Young Boys.

Duke e zgjeruar hapësirën e vëzhgimi, Sommer nuk ka pësuar gol në 7 nga 10 ndeshjet e tij europiane me Interin.

Pra, me 70% të ndeshjeve pa pësuar, ai përfaqëson ka përqindjen më të mirë mes portierëve që kanë grumbulluar më shumë se 10 ndeshje në kompeticionin më të rëndësishëm europian në nivel klubesh.