Mbytet një turist në kanionin e Langaricës në Përmet

0
48

Humb jetën një turist në kanionin e Langaricës në Përmet. Burimet konfirmojnë se shtetasi i huaj, emri i të cilit nuk dihet, ishte turist që kishte shkuar për të eksploruar kanionin në fjalë.

Ai ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes në rrjedhën e Langaricës. Policia ka zbuluar turistin e pajetë në vendin e quajtur Mulliri i Bënjes.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet. /abcnews.al