Me foton e rrallë nga fëmijëria, Tayna ka një mesazh për të gjithë

0
246

Tayna është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Vetëm pak kohë në tregun muzikor, reperja ka arritur të dominojë ndaj shumë emrave të njohur të industrisë. Pak kohë më parë, Tayna njoftoi se ka firmosur një kontratë me gjigandin diskografik Sony Music, një mundësi që i hap rrugë suksesit ndërkombëtar.

Ndërkohë, së fundmi reperja është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit një foto kur ka qenë fare e vogël, bashkangjitur një tjetre të realizuar në ditët e sotme. Krahas fotos, Tayna ka përcjellë dhe një mesazh ndaj të gjithëve që duan të ecin përpara për të realizuar ëndrrat e tyre.

“Mbi të gjitha mos lejo moshën të të shuajë zjarrin e fëmijës që ke brenda vetes”, ka shkruar Tayna krah postimit në ‘Instastory’. Kujtojmë se projekti i fundit muzikor që reperja ka sjellë ka qenë ‘Qe Qe’, ndërkohë që ka paralajmëruar duete me artistë të huaj, por që për shkak të pandemisë janë shtyrë.

Abc