Me kafaz në dorë dhe biçikletë, punonjësit marrin sendet personale dhe largohen nga ambasada iraniane, forca policore në zonë

0
108

Punonjësit e fundit të ambasadës iraniane, kanë mbyllur zyrat, në prag të përfundimit të afatit prej 24 orësh që kryeministri Edi Rama iu la në dispozicion për t’u larguar nga Shqipëria pasi u provua se sulmi kibernetik ndaj vendit tonë ishte kryer nga Republika Islamike e Iranit.

Në pamje shihen dy prej punonjësve të fundit të cilët kanë marrë sendet e tyre personale dhe kanë mbyllur dyert e ambasadës iraniane duke zbatuar afatin e dhënë nga qeveria shqiptare. Ndërkohë në zonën ku ndodhet ambasada iraniane, janë të vendosura forca të shumta policore.