“Më ngacmojnë djalin sepse vesh fustane”, irritohet aktorja e njohur

0
145

Aktorja e njohur, Megan Fox ka deklaruar se djali i saj 8-vjeçar është bullizuar për shkak të veshtjeve që ai përdor. Ajo tha në një intervistë të fundit se fëmija i saj i madh, të cilin e ka me ish-bashkëshortin Brian Austin Green, është kritikuar nga “njerëz të këqij, të tmerrshëm dhe mizor”.

Sipas Megan, i biri dëgjon nga fëmijët e vegjël në shkollën e tij se: “Djemtë nuk veshin fustane “.

Sakaq, ajo ka folur më parë për mbështetjen e krijimtarisë së djalit të saj.

“Ndonjëherë, ai do të vishet vetë dhe atij i pëlqen të veshë fustane. Unë e dërgoj në një shkollë me të vërtetë liberale, por edhe atje në Kaliforni ende ekziston parimi ‘Djemtë nuk veshin rozë’”, tha Fox në “The Talk”.