Me qeleshe dhe veshje tradicionale, Rita Ora uron shqiptarët për festat e 28-29 nëntorit

0
224

Këngëtarja e njohur shqiptare, me famë botërore, Rita Ora ka uruar shqiptarët për festat e 28, 29 nëntorit.

Nëpërmjet një postimi në Instagram Rita ka publikuar dy foto të saja, në njërën shfaqet  e veshur me plis në kokë në moshë të vogël.

Ndërsa në foton tjetër është veshur me kostum tradicional shqiptar.

“Urime Dita e Flamurit, gëzuar Dita e Pavarësisë Shqipëri!”, ka shkruar Rita në Instagram.

Dje u festua Dita e 28 Nëntorit,

Ndërsa sot shënohet 29 Nëntori, festa e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi fashist italian e gjerman.

Sot me aktivitete përkujtimore e tematike shënohet 29 Nëntori festa e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë.

Me qeleshe dhe veshje tradicionale, Rita Ora uron shqiptarët për