“Më qëlluan me armë”, i riu në Laç alarmon policinë: Autorët i bëjnë pritë pranë banesës

0
96

Një 32-vjeçar në Laç është kanosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, teksa i riu po kthehej në banesë.

Ka qenë vetë 32-vjeçari ai i cili ka njoftuar policisë se është kanosur me armë nga disa persona që lëviznin me një mjet në drejtim të kundërt me të duke qëlluar në ajër.

Pas kësaj telefonate, forcat policore janë nisur në vendngjarje. Policia bën të ditur se nga veprimet paraprake hetimore të kryera, ka rezultuar që nuk ka lëndime shtetasi S.D. si dhe po ashtu as automjeti. Sakaq, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Informacion paraprak

Shtetasi S.D. 32 vjeç, banues në lagjen nr.6 Laç, ka njoftuar tek Salla Operative se gjatë rrugës me automjet për në banesën e tij, në afërsi të shinave të trenit te lagjia nr.6 Laç, është kanosur me armë nga disa persona që lëviznin me një mjet në drejtim të kundërt me të duke qëlluar në ajër.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, forcat policore janë nisur në vendngjarje. Nga veprimet paraprake hetimore të kryera, ka rezultuar që nuk ka lëndime shtetasi S.D. si dhe nuk ka dëmtime as automjeti që po udhëtonte me të.

Në vijim të hetimeve, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar, por për shkak të hetimeve nuk bëhen me dije identitetet e tyre.

Vijon puna intensive me forca policore në terren duke  ushtruar kontrolle si dhe duke vlerësuar çdo informacion për kapjen e tyre.