“Më rrihte çdo ditë, prej disa vitesh”, gruaja rrëfen se si masakroi bashkëshortin Shefki Kurti: Ishte i rëndë, ndaj ia copëtova trupin! Përdora edhe dy thika kuzhine…

0
95

Nadire Kurti që ka pranuar se ka vrarë bashkëshortin e saj Shefki Kurti ka dhënë detaje në komisariat mbi ngjarjen e rëndë.

68-vjeçarja u rrëfeu hetuesve se përdori sëpatë për të vrarë të shoqin, ndërsa masakrimin e trupit e bëri me thika kuzhine.

“Ku mësuat të prisni kështu”, u pyet ajo nga hetuesit, dhe gruaja u përgjigj: “Nga therja e pulave.”

Përgjuesi në telefonin e djalit të çiftit

Nadire Kurti dha versionin e saj të ngjarjes më 18 gusht në prani të avokatit të saj, Franco Capuzzo, ndërsa karabinierët dinin gjithçka për shkak të një përgjuesi që kishin vendosur në telefonin e djalit të çiftit, raporton Corriere.it.

Më 11 gusht, në bazë të përgjuesit, hetuesit kishin mundur të dëgjonin rrëfimin për vrasjen që gruaja u bëri të afërmeve të saj në studion e avokatit.

“Rrëfimi i vërtetë ndodhi pasditen e 18 gushtit, kur Nadire lejoi hetuesi të ‘hyjnë’ në botën e saj të çmendurisë, ku është e vështirë të dallosh jetën reale nga ajo e fantazisë së 68-vjeçarja kishte krijuar”, shkruan Corriere.it.

Gruaja rrëfeu se bashkëshorti e kishte dhunuar, por nuk ka asnjë provë për këtë.

“Më rrihte prej vitesh”

Nadire Kurti ka pretenduar se bashkëshorti e dhunonte. Në rrëfimin për hetuesit, ajo tha: “E vrava burrin sepse më rrihte çdo ditë, prej disa vitesh. Më godiste me grusht dhe më thoshte se duhet të largohesha nga shtëpia sepse do ta shiste.”

Ajo u bind se i shoqi e tradhtonte me një grua, që sipas saj, e mbante nën kontroll viktimën.

“Kishte tjetër, fliste me një mikroçip që mbante në vesh, i dëgjova duke folur. Ishte shqiptare dhe i kërkonte 90 mijë euro.”

Autorja e dyshuar e krimit pretendoi se ditët para ngjarjes grindjet mes tyre ishin të shpeshta.

“Më vendosi një thikë këtu”, tha ajo, duke treguar barkun. “Më tha se do të më copëtonte dhe u largua për të fjetur. Atë ditë e vrara, i thashë se do të ikte me gruan tjetër, por më dha një shuplakë dhe mora sëpatën që pret drutë. Ishte që sëpatë që Shefkiu e mbante pas derës së dhomës së gjumit për tu mbrojtur nëse hajdutët hynin në shtëpi. I dhashë një goditje, dhe më pas e godita edhe më shumë, derisa vdiq.”

Copëtimi i trupit

Gruaja përsëriti se krimi ndodhi në kulmin e një sherri.

“Do vdiste ai ose unë”, rrëfen ajo teksa tregon se goditjen e parë ia dha mbas koke kur shkoi për të fjetur në dhomën e gjumit.

“Ai ra në shtrat dhe më pas në dysheme me fytyrën poshtë. Më pas e godita më shumë.”

Në këtë moment, me kufomën e të shoqit në dysheme, ajo vendosi që të zhdukë gjurmët.

“Me një çarçaf e tërhoqa zvarrë në banjë, por kuptova se nuk mund ta nxirrja trupin jashtë banesës. Duke qenë se ishte shumë i rëndë, e preva trupin në shumë copa. Përdora sëpatën dhe më pas mora një prestar mishi, priste më mirë. Përdora edhe dy thika kuzhine, të cilat burri im i kishte mprehur disa ditë më parë dhe më kërcënonte”.

“Trupin e copëtuar e vendosa në frigorifer”

Është një film horror që vazhdon gjatë gjithë pasdites. Gruaja shpjegoi se pjesët e trupit i kishte futur brenda qeseve të mbeturinave dhe “më pas në frigorifer në korridorin e shtëpisë sime dhe kam pastruar të gjithë shtëpinë”.

Orët e ardhshme ajo i kalon kështu: duke larë njollat ​​e gjakut në dhomën e gjumit dhe banjë, ndërsa kufoma e të shoqit qëndronte në frigorifer.

“Prita deri në mesnatë sepse nuk doja që të më shihte njeri: i mora copat nga ngrirja dhe shkova t’i hidhja në kanal”, rrëfeu Nadire Kurti.