Me tumor në kokë, vjen lajmi i mirë për Stelinën 20-vjeçare, të rinjtë nga Elbasani i dërgojnë para për kurimin

0
107

Një lajm i mirë vjen për 20-vjeçaren Stelina nga Cërriku e diagnostifikuar me tumor në kokë. Gazetari i ABC, Aldo Kozarja njofton se 20-vjeçarja do të ketë tashmë mundësi ekonomike për tu trajtuar dhe të luftojë me këtë sëmundje.

Mësohet se kanë qenë disa të rinj nga qyteti i Elbasani ku pas lajmit në Abcnews.al, i kanë dorëzuar familjes së vajzës një shumë prej afro 13 mijë eurosh.
Stelina nga fshati Linas i Cërrikut pas kontrolleve në Elbasan dhe Tiranë u diagnostifikua me tumor në kokë. 20 vjeçarja ju nënshtrua një operacioni dhe po vazhdon kimioterapinë. Prindërit e shqetësuar përkujdesen shumë. E më shumë se kaq nuk i siguronin dot gjë tjetër pasi janë gjendje të vështirë ekonomike.

Tashmë Stelina falë bamirësisë së disa të rinjve do të mund të kurohet në luftën e saj kundër tumorit./abcnews.al/