Me vite pa asnjë investim në rrugë, banorët e Zall Herrit dalin sërish në protestë, paralajmërojnë se…

0
150

Banorët e Zall Herrit, Pinar, Priskë e Vogël dhe Herraj kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për asfaltimin e rrugës.

Edhe pse sot shënohet nisja e vitit të ri shkollor 2023-2024, banorët nuk i kanë dërguar fëmijët në shkollë në shenjë proteste. Një nga banorët i kanë thirrur në polici se pse po protestojnë.

“Po na bëjnë presion se pse po dalim në protestë! Më kanë thirrur në polici e më thonë se pse ke protestuar! Më ka thirrur shefi i OPGJ-së.”– u shpreh një banor.

Por ata kanë paralajmëruar se nesër do të dalin sërish në protestë dhe do të bllokojnë rrugën.