Banorët e Zall Herrit, Pinar, Priskë e Vogël dhe Herraj kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për asfaltimin e rrugës.

Edhe pse sot shënohet nisja e vitit të ri shkollor 2023-2024, banorët nuk i kanë dërguar fëmijët në shkollë në shenjë proteste. Një nga banorët i kanë thirrur në polici se pse po protestojnë.

“Po na bëjnë presion se pse po dalim në protestë! Më kanë thirrur në polici e më thonë se pse ke protestuar! Më ka thirrur shefi i OPGJ-së.”– u shpreh një banor.

Por ata kanë paralajmëruar se nesër do të dalin sërish në protestë dhe do të bllokojnë rrugën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu