Megi Pojani poston fotot provokuese, këngëtari: Po dh*hen njerëzit kur po t’shohin e leje mo qent

0
203

Megi Pojani njihet si një ndër vajzat më provokuese të showbizit shqiptar, e cila di se si tërheqë vëmendjen e fansave të saj, por edhe të medias rozë.

Më së shumti ajo u komentua për një romancë me futbollistin e kombëtares shqiptare Endri Çekiçi. Përveç fotove provokuese, ajo ndan shpesh edhe foto nga përditshmëria e saj.

Së fundmi ajo ka ndarë në rrjetin social Instagram, një foto-album ku fillimisht shihet në super-formë dhe me stil, duke ekspozuar gjoksin e saj. Ndërsa në fotot pasardhëse, Megi shfaqet krejtësisht ndryshe duke pastruar jashtëqitjen e qenit të saj.

“Unë jam Hirushja. Dal deri në mesnatë pastaj kujdesem për qenin tim me aftësi ndryshe”- shkruan ajo krahas fotove.

Në postimin e saj, Megi ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, por vëmendjen e ka marrë komenti i këngëtarit Getinjo.

“O babo po dh*hen njerëzit kur po t’shohin e leje qent mo”– shkruan ai, duke marrë mjaft replika nga fansat e aktores të cilët nuk e pritën mirë këtë koment.